Ac Milan Video
Ac Milan Lajme
Ac Milan Lajme
Alegri: Dinjo duhet të punojë si të tjerët
Nuk ka asnjë çështje Ronaldinjo te Milani. Braziliani, të shtunën, ka qëndruar në stol në ndeshjen e katërt radhazi. Kur është futur në fushë, në fundin e ndeshjes, është parë i zymtë si asnjëherë tjetër. Gjendja shpirtërore e brazilianit nuk ka ndikuar në deklaratat e Alegrit, që i ka ftuar të gjithë të mos ekzagjerojnë shumë në lidhje me këtë çështje:
“Nuk ka asnjë lidhje mbrëmja e kaluar në restorant dhe qëndrimi i tij në stol kundër Fiorentinës, sepse ka qenë një zgjedhje teknike. Ka kërkuar falje për faktin se është vonuar dhe gjithçka është mbyllur aty. Eshtë e rëndësishme që e ka kuptuar, për të marrë rezultate të caktuara është e nevojshme që brenda grupit të ketë respekt maksimal për shokët e ekipit dhe për trajnerin. Unë nuk ndikohem nga asgjë, mendoj vetëm për të mirën e Milanit kur duhet të bëj zgjedhje të caktuara. Mund ta rimarrë vendin si titullar duke punuar siç kanë bërë Ambrozini, Flamini, Jepes.
Të gjithë janë në gjendje të sigurojnë një vend të rëndësishëm”, ka thënë trajneri i Milanit. Problemet e vetme të Alegrit në këtë moment duket se janë dëmtimet e Antoninit dhe Pirlos. Mbrojtësi i krahut të majtë ka një shqetësim në kofshën e majtë që nuk do ta lejojë të udhëtojë me skuadrën drejt Okserit. Drejtuesit kuqezinj janë të shqetësuar edhe për Pirlon, që ka pësuar një dëmtim në kofshën e djathtë.