Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Allegri i zhgënjyer me argëtimet e vonshme të Dinhos


Trajneri i Milanit, Massimilliano Allegri, është i shqetësuar me qëndrimet e vonshme të Ronaldinhos nëpër klubet e natës.

Allegri ka shprehur zhgënjimin e tij, pasi Ronaldinho ishte kapur nga kamerat duke bërë qejf në një klub nate në orët e hershme të mëngjesit.

“Kam mësuar për këtë nga ju. Askush nuk më ka thënë asgjë mua. Sigurisht se nuk është në rregull. Ata nuk janë orë që përshtaten me jetën e një atleti. Do të jetë vështirë ta shoh Ronaldinhon, Ibrahimovic dhe Robinhon në fushë njëherazi”, ka thënë Allegri. /Telegrafi/