Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Allegri sulmon ashpër Mourinhon


Trajneri i Milanit Massimiliano Allegri ne nje deklarate te tij per Gazzeta dello Sport e ka sulmuar ashper trajnerin e Real Madridit , Jose Mourinho.

Ai ishte ketu per dy vite dhe gjate kesaj kohe ai nuk la njeri pa e fyer " u shpreh bossi i kampit kuq e zi M. Allegri.

Mourinho është kthyer përsëri në faqet e para të shtypit për shkak të hetimeve që po bën UEFA pas kartonëve që morën dy lojëtarët e Realit kundër Ajaxit e që UEFA dyshon se kjo ndodhi për shkak të urdhërave të Mourinhos.

Lidhur me këtë Allegri tha : " Sigurisht që unë nuk do ta bëja një gjë të tillë. Unë nuk do të bëja as atë që ai na bëri neve në San Siro.Kur Andrea Pirlo ishte i shtrirë dhe lojëtarët e mi larguan topin nga fusha.

Reali na e ktheu topin por e dërgoi në rivënie anësore shumë afër portës sonë vetëm që të na bënin presion , Ai dha një shembull të keq.

Ti mund të bësh gjestë të tilla kur askush nuk të shikon nëse luan në lagje por jo kur e gjithë bota është duke të shikuar në televizor. " tha Allegri.