Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Barbara Berlusconi së shpejti në krye të Milanit


AC Milani kishte bërë një njoftim se të Martën vajza e mesme e Silvio Berlusconit, Barbara [26 vjeqare], kishte një takim me zëvendës presidentin e Milanit Adriano Galliani për ta diskutuar inkuadrimin e saj të mundshëm në bordin e Milanit.
“Barbara Berlusconi u takua me zv. presidentin e klubit të Milanit Adriano Galliani, në zyrat e Milanit për ta diskutuar përfshirjen e saj në klubin futbollistik,” thotë një deklaratë në ëebsajtin zyrtar të klubit.
Nuk është e qartë se a do të bëhet ajo Presidente e klubit pasi babai i saj ta lerë atë post, pasi që, xhaxhai i saj Paolo Berlusconi është njëri nga zv. Presidentat e klubit për momentin dhe ai mund ta zëvendësoj Silvion. Deklarata vazhdon:
“Përfshirja e Barbaras tregon për rëndësinë e madhe të Milanit për familjen Berlusconi, e cila gjithmonë ka qenë afër për ekipin dhe tregon vazhdimin e dëshirës për ta ruajtur atë në majat e futbollit.”
Barbara, e cila është e martuar, ka dy fëmijë të vogël dhe ka shikuar shumë ndeshje të Milanit këtë sezonë.