Ac Milan Video
Ac Milan Lajme
Ac Milan Lajme
Boateng e Bonera luajnë nga fillimi kundër Sampdorias
Ndryshim i programit për Massimiliano Allegrin: pavarësisht nga këmbëngulja se formacioni do të rikonfirmohet sikurse kundër Auxerre, megjithatë Rossonerët do të jen në Marassi me dy ndryshime. Sipas raporteve nga Sky Sport 24, në fakt, Daniele Bonera dhe Kevin-Prince Boateng do të luajnë kundër Sampdorias së Di Carlos.
Mbrojtësi brescian, Bonera do ta merr vendin e Gianluca Zambrotta dhe do të luajë në krahun e majtë. Në mesfushë, në vend të Mathieu Flamini pritet të luajë nga minuta e parë ish mesfushori i Portsmouth Ganezi, Boateng.
Konfirmimet tjera janë nëntë lojtar: Abbiati në portë, Abate në krahun e djathtë për të mbështetur qender mbrojtësit Thiago Silva dhe Nesta. Fati i njëjtë për dyshen Gattuso-Ambrosini, ndërsa në sulm do të jenë Robinho-Ibrahimovic, të mbështetur mbrapa edhe një herë nga Clarence Seedorf./acmilan-news
