Ac Milan Video
Ac Milan Lajme
Ac Milan Lajme
Deklarata komplete e Balotellit
Sulmuesi me ngjyrë i kombëtares italiane nuk ka reaguar, sikundër bën zakonisht, ndaj një parrulle fyese dhe vërshëllimave kundër tij në miqësoren e zhvilluar në Klagenfurt
Do të kishe preferuar që të kishe edhe Kasonon në grup, pasi ke thënë se argëtohesh shumë me të.
Po, sepse Kasano është një lojtar me cilësi të jashtëzakonshme dhe të luash me të mund të jetë shumë më e thjeshtë për të gjithë ne. Mungesa e tij ndjehet, por ne kemi edhe lojtarë të tjerë, që mbase nuk kanë cilësinë e Kasanos, por që me kohën do të arrijnë të gjejnë ritmin e duhur.
Beson se Garrone do ta falë atë, kështu që ti do të kesh mundësi të luash me të në kombëtare?
Shpresoj që Garrone ta falë. Të gjithë ne gabojmë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Nuk ia vlen ta humbasësh një kampion kështu. Le të paguajë një gjobë, Kasano lekët i ka (qesh)
Ke thënë se dëshiron të luash me Ibrën…
Po, në një të ardhme po.
Në ndeshje ndodhi një episod i papëlqyer. Kur po bëheshe gati për t’u larguar nga fusha, filluan vërshëllimat dhe disa tifozë nxorën një parrullë me mbishkrimin “jo kombëtares multietnike”. Ndërsa ju, as nuk ua hodhët sytë këtyre personave.
Zakonisht thuhet se jam unë ai që provokoj njerëzit. Kësaj radhe anashkalova gjithçka dhe ua lë gazetarëve gjykimin.
Dakord, por besojmë se do të dëshiroje që këta njerëz të merrnin një mësim të mirë, të ndëshkohen për gjestet e tyre
Me kohën kam mësuar që gjëja më e keqe që mund t’i bësh një personi që të fyen, është të bësh gjoja sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Je zemëruar apo hidhëruar?
Të vjen keq, kjo është ndjenja që të përshkon, keqardhja.
Disa net më parë ke qenë për darkë me Galianin. Çfarë ju ka thënë?
Më tha që jam simpatik
Të tha se të dëshiron te Milani?
Jo, më tha që jam simpatik (qesh)
Mbase te Milani lojtarët simpatikë ndjehen mirë?
Nëse mendoni se lojtarët e Milanit janë të tërë simpatikë, atëherë mund të jem edhe unë simpatik si ata.
Të pamë shumë të përmalluar për Italinë. Mos ke dëshirë të vish që në janar?
Në janar? Jo në janar. Unë kam kontratë me Sitin. Nuk e di se kur do të kthehem, por unë jam i Sitit dhe mendoj vetëm për Sitin.
Mos vallë në qershor fillojnë dhimbjet e barkut me merkaton?
Unë kam gjithnjë dhimbje barku (qesh)
Dje, mbase të gjithë tifozët italianë kanë dashur që t’i të shënoje një gol mu nën hundën e atyre njerëzve që hapën atë parullë.
Eh, po duhej të luanim të gjithë dhe trajneri më ndërroi pikërisht kur po sulmonim nga ajo portë dhe nuk pata mundësi të shënoj.