Ac Milan Video
Ac Milan Lajme
Ac Milan Lajme
Eshte koha per DERBIN E MADONINES!
Java e 12 do kurorezohet me derbin e Madonines qe zhvillohet ne Skalen e Futbollit ne San Siro,ku ndeshen dy skuadrat e qytetit te Milanos,Inter-Milan.Kjo eshte ndeshja e tyre e 273 duke marre parasysh edhe miqesoret ne historin e derbit te qytetit milanez.
Ne keto ndeshje Milani ka fituar 105 here teksa Interi 95 here,72 here skuadrat jane ndar baraz.Sa i perket garave kur Interi ka qene vendas,jane 76 loje me 27 fitore te nerazurreve,22 te rossonerve dhe 27 barazime.Rossoneret ne keto ndeshje kane shenuar 102 gola teksa nerazurret 105,gjithmone me Interin vendas.
Ndeshja e fundit u zhvillua me 24 Janar te 2010,ku Interi fitoi 2-0 me golat e Militos dhe Pandevit,nga nje ne secilen pjese.
Fitore per Interin edhe ne sezonin 2008/09,me rezultat 2-1,e golat e Adrianos dhe Stankovic,teksa per Milanin kishte shenuar Pato ne minuten e 71.
Edhe ne sezonin 2007/2008 Interi kishte fituar,me te njejtin rezultat 2-1 ne kohen e Ancelottit,ndeshja u zhvillua nga ora 15:00 me 23 dhjetor te 2007,Milani ishte ne epersi em nje super gol te Andrea Pirlos nga goditja e lire,Interi u kthye dhe fitoi me golat e Cruz dhe Cambiasos.
Fitorja e fundit e Milanit kur Interi ishte vendas daton ne sezonin 2005-06 ku Milani fitoi 0-2 me golat e Sheves dhe Jap Staam,ndeshje kjo e vlefshme per qerek finale te Liges se Kampioneve.
Milani ne Serie A nuk ka fituar derbi ne shtepin e Interit qe nga 27 shkurti i2005,ku fitonte 0-1 me golin e Ricky Kaka ne minutat e fundit te ndeshjes,teksa vendimtar ne ate takim ishte edhe Dida me disa super parada.
Gjithashtu me 5 Tetor 2003 Milani fitoi 1-3,me golat e Inzaghi ,Kaka dhe Shevchenko,teksa te mos harrohet edhe derbi i 11 Majit 2001,ku Milani shkaterroi Interin 0-6 me dy gola te Comandini,dy te Sheves nje i Giuntit dhe nje i Serginhos.
Barazimi i fundit ishte me 13 mars 1999,dopiet e Leonardos per Milanin,Ngogy dhe Zanetti per Interin,perfundonte 2-2 ne ate bote.
Ndeshjet e fundit Inter-Milan (Si Inteir vendas pra):
24 Janar 2010: INTER-MILAN 2-0 (21' Jave- Sezoni 2009-2010)
15 Shkurt 2009: INTER-MILAN 2-1 (24' Jave- Sezoni 2008-2009)
23 Dhjetor 2007: INTER-MILAN 2-1 (17' Jave- Sezoni 2007-2008)
11 Mars 2007: INTER-MILAN 2-1 (28' Jave- Sezoni 2006/2007)
11 Dhjetor 2005: INTER-MILAN 3-2 (15' Jave- Sezoni 2005/2006)
27 Shkurt 2005: INTER-MILAN 0-1 (26' Jave- Sezoni 2004/2005)
5 Tetor 2003: INTER-MILAN 1-3 (5' Jave- Sezoni 2003/2004)
12 Prill2003: INTER-MILAN 0-1 (28' Jave- Sezoni 2002/2003)
Kuriozitete te tjera:
Fitorja e fundit e Milanit: 27 shkurt,2005,Inter 0-1 Milan,Goli i Kakas ne minuten e 74.
Barazimi i fundit: 13 Mars 1999,Inter 2-2 Milan,Leonardo dy gola per Milanin,Ngogy dhe Zanetti per Interin.
Fitorja e Fundit e Interit: 24 Janar 2010,Inter 2-0 Milan,shenonin Milito dhe Pandev.
Ndeshja me me se shumti gola: 6 Nentor 1949,Inter 6-5 Milan,golashenues ishin : 1' 7' Candiani, 14' Nordahl, 19' Liedholm, 59' Annovazzi (MILAN); 10' Nyers, 39' Amadei, 40' Nyers, 50' Amadei, 58' Lorenzi, 64' Amadei (INTER).
Si po luan Interi ne kete sezon:
Maicon,Samuel,Motta,Mariga,Muntari jane sigurt jashte derbit kunder Milanit,ashtu edhe Cambiasso(edhe pse jo sigurte).Interi eshte ne vendin e katert me 20 pike,ku ka fituar 5 ndeshje,ka barazuar 5 te tilla dhe ka humbur vetem nje.Interi ne shtepi kete stinor ka fituar 2 ndeshje dhe ka barazuar 3,pra nuk ka humbje ne shtepi ende.Filluan me suksese me Barin dhe Udinezen,me pas barazimet me Juventusin,Brescian,Sampdorian dhe se fundi me Leccen.
