Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Galliani do “rrezikoj” ta humbë ‘Dinhon


Zëvendës presidenti i Milanit Adriano Galliani thotë se është i pregaditur të “rrezikojë” ta humbë Ronaldinhon, pasi që kontrata e Brazilianit është drejt mbarimit.
Ronaldinho është i lirë të flasë me ekipe tjera në Janar pasi që kontrata e tij do hyjë në gjashtë muajt e fundit të skadimit dhe dihet se për të ka interesim nga LA Galaxy.
30 vjeqari së fundi ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Milan, por dëshira e klubit është që ta zvoglojë dukshëm pagën e lojtarit.
“Kurr nuk ka ndodhur që një lojtar i Milanit më herët të ketë arritur marrëveshje me një klub tjetër pa dijeninë tonë gjithashtu për shkak se ata janë të lumtur me ne,” sqaroi Galliani.
“Jam i bindur se kjo nuk do të ndodhë, por ndoshta jam gabim.
“Unë do ti hyjë këtij rreziku,” përfundoi ai.