Ac Milan Video
Ac Milan Lajme
Ac Milan Lajme
Ibra: I mirëpres vërshëllimat
Zlatan Ibrahimovic do të tentojë ta shpijë Milanin drejt suksesit dhe fitores së parë pas dy vitesh në derbin e nesërm të Serie A, kur Rossonerët të përballen ndaj ish-skuadrës së tij, Inter.
“Për tri vite me Interin unë kam fituar, por edhe kam vuajtur. Unë kam kujtime të mira, por ajo është e kaluar, kjo është e ardhmja”.
“A do të më vërshëllejnë tifozët Nerazzur? Unë i mirëpres vërshëllimat, pasi që ato do të më motivojnë. Kjo vetëm sa ma shton motivimin. Interi është ekip kundërshtar për mua. Unë luaj tani për Milanin dhe ata janë kundërshtarët e mi, kështu që të bëj gjithçka për ta mposhtur Interin është normale”, u shpreh Ibrahimovic.
Ai shtoi se beson fuqishëm në fuqinë e Milanit për ta fituar Scudetton dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
