Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Ibra i sjell tre pike Milanit


Milani ka shënuar fitore minimale prej 1-0 ndaj Fiorentinës në San Siro për të mbajtur kështu kreun në tabelën e Kampionatit Italian, Serie A.

Si zakonisht vendin në kryetitujt e mediave e zë supersulmuesi Zlatan Ibrahimovic, i cili u tregua vendimtar për kuq e zinjtë.

Ibrahimovic u gjend mirë në zonën e Fiorentinës në fund të pjesës së parë, me ç’rast lansoi një goditje me të cilën i dha Milanit epërsinë e parë dhe të fundit në këtë takim (45’).

Milani me këtë fitore mban pozitën e parë me 29 pikë, katër më shumë se Lazio me një ndeshje më pak dhe nëntë pikë më shumë se rivali i përbetuar Inter në pozitën e gjashtë, por që të dielën zhvillon sfidën ndaj Chievos. /Telegrafi/