Ac Milan Video
Ac Milan Lajme
Ac Milan Lajme
Ibra: Jam gati të sakrifikohem për Milanin
Sulmuesi kuqezi është vënë në gatishmëri të plotë të Alegrit edhe pse ka nevojë për pushim
Telekronisti i magjepsur e ka krahasuar golin e tij me një pikturë impresioniste. Ndoshta sepse Zllatan Ibrahimoviç të impresionon, në të gjitha kuptimet me forcën e tij fizike, vendosmërinë, rregullsinë, impaktin që ka me skuadrën, ashpërsinë që kompenson magjinë e lëvizjeve të tij. Milani i ka rikthyer buzëqeshjen dhe ai ka falënderuar: “Unë e kisha thënë këtë, kishim nevojë për kohë sepse kanë ardhur lojtarë të rinj”.
NUMRA - Për momentin janë nëntë buzëqeshje, aq sa pikët e marra me golat e tij vendimtarë. Numra që e përkthejnë në matematikë atë që Joan Krujf ka thënë pak ditë më parë: “Zllatani i përket futbollit italian”. Kush e di me çfarë kuptimi e ka thënë holandezi, që siç dihet nuk është një simpatizues i Serisë A. Por Zllatani kritikave dhe komplimentave pak a shumë të qarta nuk u jep rëndësi:
“Unë ndihem shumë mirë, por në 15 minutat e fundit të ndeshjes vuaj shumë, ndihem i lodhur. Ndoshta duhet të pushoj, por me një situatë të tillë nuk është e mundur”. Sepse ai ka dëshirë të fitojë. Eshtë kthyer në Itali, Ibrahimoviçi dhe është rikthyer të jetë vendimtar me golat e tij. Në derbi është “mjaftuar” me një penallti të mbushur me zemërim, kundër Fiorentinës ka nxjerrë nga repertori një magji nga të tijat.
Dhe në fund golat vendimtarë janë 5 nga 7 dhe pikë e grumbulluara 9. Me golin në derbi Ibra ka kaluar paraqitjen e bërë me Barcelonën sezonin e kaluar (tre gola vendimtarë, gjashtë pikë). Në Spanjë nuk ka harruar të shënojë, por nuk ka qenë vendimtar si gjatë tre viteve me zikaltrit. Mbresëlënës, ai Ibra, më i miri i të gjitha kohërave:
8 gola vendimtarë në sezonin e parë, 9 në të dytin dhe të tretin, para se të largohej. Tani është gati për gjithçka: “Ndoshta duhet të pushoj, por jam i gatshëm të bëj një sakrificë për skuadrën dhe mund të luaj edhe me një këmbë të vetme nëse duhet”, ka thënë sulmuesi kuqezi.
LIDER - “Eshtë një luftëtar”, ka thënë Galiani. “Eshtë një djalë i ndryshëm nga sa mund ta imagjinoni”, ka thënë Alegri. “Eshtë një mal i pakalueshëm”, ka thënë Tiago Silva. Te kombëtarja, Ibra ka shokët e tij të preferuar dhe i ngacmon edhe kur humbin një ndeshje stërvitore. Te Milani ka pasur disa fërkime, por lojtarët e adhurojnë. Si gjithmonë, Gatuzo i është hedhur sipër pas golit, e ka hedhur në tokë dhe dukej sikur ishte faji i tij që Ibra është dëmtuar në krah.