Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Ibra ka qenë afër Romës


Agjenti i sulmuesit të Milanit, Zlatan Ibrahimovic, ka zbuluar se sa afër ka qenë ai t’i bashkohet Romës.

Gjatë verës së vitit 2004, suedezi luante për Ajaxin dhe fuqimisht u lidh me një transferim në kryeqytetin italian, por Juventus befasoi secilin duke nënshkruar me të në ditën e fundit të afatit kalimtar.

“Ibrahimovic dëshironte të largohej nga Ajaxi, por Milani nuk ishte i interesuar për të. Interi kishte një interesim të vakët, derisa Roma ishte e ndezur për të. Mbi të gjitha ishte drejtori i Giallorossëve, Franco Baldini, i cili e dëshironte”.

“Pastaj, sapo Capello arriti te Juventus, ai bëri çmos për të nënshkruar me Ibrahimovic, duke lejuar kështu Juven të mposhtë Baldinin dhe Romën”, ka thënë Mino Raiola. /Telegrafi/