Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Lacio, Lotito i thotë “jo” Nestës


Presidenti bardhekaltër mohon një rikthim të mbrojtësit dhe tregon ringjalljen e skuadrës

Pas zërave për një largim nga Milani në fund të këtij sezoni, të mbështetura edhe nga fjalët e Tiago Silvës para dy ditësh, e ardhmja e Nestës është kthyer në një mister. Nga ana tjetër edhe presidenti i Lacios, Klaudio Lotito, shuan çdo mundësi të rikthimit të qendërmbrojtësit 34-vjeçar në kryeqytet: “Nuk mund të jetë as e tashmja dhe as e ardhmja e kësaj Lacioje, - thotë Lotito, që më pas tregon motivin.
- Nesta ka përfaqësuar të kaluarën dhe historinë triumfuese të këtij klubi, por Lacio ka ndërmarrë një rrugë me të rinjtë dhe ai nuk përmbush as parametrat tanë për aspektin ekonomik. Kemi një mbrojtje të madhe dhe do t’i arrijmë objektivat tanë pa parë nga e shkuara”. Është i bindur Lotito mbi këtë temë, pasi sipas tij ka nisur një erë e re: “Jam i kënaqur që kam krijuar një grup lojtarësh me vlera, - vazhdon numri një bardhekaltër.
Në krahasim me vitin e shkuar kemi 3-4 figura ndryshe në organikë dhe një shpirt të ri. Është para së gjithash meritë e trajnerit Reja, një njeri me transparencë të madhe në raportet njerëzore. Është një trajner i madh dhe me të kam një marrëdhënie të shkëlqyer. Asnjë nostalgji për Delio Rosin? Absolutisht, ishte ai që nuk donte të rinovonmte me Lacion.
Në të shkuarën kisha vendosur të përfshija disa figura, - vazhdon Lotito, duke iu referuar Bepe Sinjorit, -por pastaj zgjodha të punoj me një strukturë në gjendje të më japë përgjigje të menjëhershme. Jemi tre vetë: unë jam presidenti, drejtori sportiv është Igli Tare dhe Reja është në krah të tij (Tares) që kujdeset për marrëdhëniet me lojtarët.
Vitin e shkuar patëm probleme të brëndshme, ndërsa sot jemi në një rrugë të mirë. Nuk bëj parashikime, - siguron Lotito, - por titulli është një objektiv që nuk e kemi vendosur. Megjithatë, sigurisht kjo skuadër, me vendosmërinë dhe përulësinë e duhur, mund të konkurrojë njëlloj si të tjerat”.