Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Mihajlovic: Për ta mposhur Milanin, duhet shënuar dy gola


Këto janë fjalët e Sinica Mihajlovic në konferencën për shtyp para ndeshjes me Milanin:
Për ndeshjen e nesërme:
“Nesër luajmë me liderin e tabelës. Milani është i favorizuar për këtë ndeshje.  Nëse kemi besim në forcat tona, mund të marrim ndonjë barazim. Në San Siro do mbrohemi. Milani do na sulmojë. Për të fituar, duhet të shënojmë dy gola. Jemi përgaditur mirë për këtë ndeshje.”
Për Ronaldinhon:
“Kur ai luan, gjithmonë është rrezik. Ai luan një lojë të mirë. Mund të zhgjidhë shumë gjëra këtë ndeshje.”
Për Vargas:
“Dua ta kem nesër. Ai do jetë vet me aeroplan në San Siro.”
Për D’Agostino:
“Ai është përmirsuar, por ende nuk është 100% në formë. Megjithatë, ai lojtar luan mirë dhe i rëndësishëm. Ndoshta do startojë nesër.”
Për kundërsulmet:
“Klubi ynë ka bërë gjithnjë mirë në mbrojtje. Në Romë nuk ishim mirë dhe gabimin nuk duhet ta përsërisim. Nesër do jemi të kënaqur nëse marrim një pikë, nuk duam humbjen. Ne duhet të kundërsulmojmë.”
Për Ljajic:
“Bisedova dje me kombëtaren e tij, ishin të kënaqur me të. Jam i bindur se do luajë për një kohë të gjatë. Në Serbi, mungon ksi lojtari. Pres që të jetë vendimtar kundër Milanit.”
Për Gilardinon:
“Ai është kthyer në formë dhe ka filluar të shërohet. Unë mendoj se ai po i shmang pozitat jashtë loje. Ai është i mirë dhe shpresoj të shënojë nesër kundër ish-klubit të tij.”
Për Milanin, a është favorit për Scudetto:
“Me Ibrahimovic, Milani është shumë i fortë. Ibra luan më mirë këtu sesa në Inter. Ai ka forcë të karakterit. Ka filluar të ndihmojë edhe mbrojtjen, që nuk e bënte te Interi. U bë shembull për tjerët. Ai është shumë i rëndësishëm. Me aftësinë fizike që e ka, ai mund të nëjë gjithçka. Milani është klub i madh, për Scudetto ende herët.”
Je i lumtur?:
“Po, në Fiorentinë jam i gzuar. Bëjë njejt sikur Leonardo vitin e kaluar. Milani bëri mirë që e morri Allegrin. Nuk mund unë të bashkohem me Milanin, pas punës që e bëna me Interin. Jam munduar gjithkund të bëj, sa më mirë.”/acmilan-shqip