Ac Milan Video
Ac Milan Lajme
Ac Milan Lajme
Milan, “ngricë” mes Galianit e Ronaldinjos
Drejtuesi kuqezi duket se e ka shkarkuar brazilianin. “Mund ta humbasim”, por fantazisti nuk dorëzohet
Ronaldinjo duket se ka rënë nga ajo tavolinë ku më 12 korrik të 2009-ës është betuar, para syve të Berluskonit, se do të rimerrte në dorë Milanin. Nga i “privilegjuar”, Dinjo tani trajtohet si një lojtar çfarëdo. Në fushë, ku Alegri e ka lënë në stol për tri ndeshje rrjesht, më pas në klub, ku edhe Galiani nuk e mbron më: “Rinovimi? Do të flasim për këtë në pranverë. Mund të largohet? Do ta marr parasysh këtë rrezik…”.
E përkthyer, do të thotë se nëse Dinjo ka dëshirë të qëndrojë duhet të pranojë kushtet e Milanit. Kushte, mesa duket, që nuk do të jenë të negociueshme. Rënia e Ronaldinjos ka filluar më 21 tetor kur në stërvitje është ndalur për probleme muskulore në kofshën e djathtë, ka munguar në transfertën e Napolit dhe në ndeshjen e luajtur në “San Siro” kundër Juventusit. Eshtë kthyer në fushë kundër Realit të Madridit, por paraqitja e tij nuk ka qenë bindëse. Prej këtu kanë ardhur tre qëndrimet në stol të njëpasnjëshme me Barin, Palermon dhe Interin.
Tre përjashtime nga formacioni titullar dhe, ndër të tjera, asnjë minutë lojë. Në këtë periudhë të vështirë që po kalon braziliani për sa i takon aktivizimit është folur shumë për rinovimin e kontratës që skadon më qershor të 2011-ës, por Galiani dhe Roberto de Asis, vëllai dhe menaxheri i lojtarit, nuk janë takuar akoma për të diskutuar. Ronaldinjo nuk është më një i “privilegjuar” në momentin kur numri dy i kuqezinjve ka deklaruar:
“Nuk janë parashikuar takime me asnjë. Ronaldinjos i skadon kontrata ashtu si të tjerëve, do të flasim për këtë në pranverë”. Dhe atyre që i kanë kujtuar se në janar lojtari mund të gjejë një marrëveshje me një skuadër tjetër, ai ka hapur krahët dhe duke buzëqeshur ka thënë: “Nuk ka ndodhur kurrë që një lojtar i Milanit të ketë arritur një marrëveshje me një klub tjetër pa na informuar ne, edhe sepse te ne ndihen shumë mirë.
Jam i bindur se nuk do të ndodhë, por ndoshta gabohem. Do të rrezikoj…”, dhe është pikërisht kjo “do të rrezikoj…” që vërteton se Dinjo konsiderohet një lojtar si të tjerët. Ndoshta, sepse tani në krye të listës së lojtarëve të preferuar të Galianit është Ibra. Por rikthimi te “Seleçao” duket se i ka bërë mirë moralit të Ronaldinjos, gati për të rifituar vendin e tij te Milani. Ndishta duke filluar që nga ndeshja kundër Fiorentinës.
“Dua të stërvitem mirë për të siguruar një vend në formacion, vendimi i takon trajnerit. Sulmues? Për mua nuk ka asnjë problem, jam gati të bëj atë që do Alegri”, ka thënë dje Dinjo. Në lidhje me kontratën: “Jam i qetë, dua të paraqitem mirë për të qëndruar këtu për një kohë të gjatë. Jam shumë i lumtur te Milani. Nuk më mungon asgjë”. Sigurisht, tani morali është i lartë: “Me Brazilin ka shkuar mirë, më vjen keq për humbjen e pësuar në minutën e fundit. Por ka shkuar mirë. Jam i kënaqur, pas shumë kohësh jam rikthyer të luaj, ka qenë bukur”. Një tjetër talent, Pato, nuk po arrin të shpërthejë për shkak të dëmtimeve të shumta, por Galiani ka sqaruar:
“Pato nuk është absolutisht një rrezik, madje do të gjejmë një mënyrë për të zgjidhur situatën. Eshtë te Milani që nga shtatori i 2007-ës dhe në dy vite e gjysëm nuk ka pasur asnjë problem muskulor. Presim të rikthehet në fushë më 6 janar. Ndër të tjera, nëse do të vazhdojmë të luajmë me dy sulmues nuk është e nevojshme të ndërhyjmë në merkato”, ka thënë Galiani.