Ac Milan Video
Ac Milan Lajme
Ac Milan Lajme
Milani interesohet për Bendtnerin
Drejtuesit e Milanit kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, danezit Nicklas Bendtner, shkruan të martën "Tuttosport". Skuadra italiane do të tentojë të transferojë 22-vjeçarin gjatë miniafatit kalimtar të janarit. Sulmuesi danez shihet si zëvendësim adekuat për Filippo Inzaghin, që është lënduar javën që shkoi dhe pritet të mungojë deri në fund të këtij edicioni. Bendtner kohët e fundit nuk po ka minutazhë të mjaftueshme tek Arsenali dhe ka kërcënuar me largim nga ekipi londinez.
