Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Mister Allegri: Nje sforcim i fundit


Massimiliano Allegri mbajti sot konferencen per shtyp para ndeshjes me Sampdorian qe zhvillohet neser ne Luigi Ferraris me fillim nga ora 18:00.Ja qfare tha ai:

Per ndeshjen e neserme:

"Ndeshmja e neserme do jete me e veshtire sepse vijme nga nje lodhje fizike dhe mentale,me pas kemi luajtur ndeshje qdo tre dite,por te shtunen mbyllet ky cikel,me pas do kemi mundesi te pergadisim ndeshjet per qdo jave,eshte e rendesishme fitorja neser".

Per Sampdorian:

"Nga nje ane eshte mire qe Cassano nuk luan sepse eshte lojtari me i mire,por nga ana tjeter eshte keq sepse kur mungon lojtari me i mire ata japin edhe me te miren nga vetja,sidomos ai qe zevendeson ate ,deshiron te ze vendin e titullarit.Edhe pa Cassanon do jete nje ndeshje e veshtire.Cassano?Do me pelqente ta trajnoja eshte nje lojtar i madh teknik,mirepo per momentin,edhe pak eshte lojtar i Sampdorias".

Per momentin e skuadres:

"Qetesia na vyn gjithmone sepse ndeshjet zgjasin 95 minuta dhe nuk duhet te jemi te pavemendshem,ne kete moment jemi te lodhur mentalisht paksa,mirepo ka edhe lojtar tjere te lodhur por formacionin do ta vendos vetem neser.Per fat te keq Pirlo nuk eshte ne dispozicion edhe pse na nevojitej,as Antonini gjithashtu.Tash duhet te qendrojme te koncentruar dhe te bejme nje sforcim te fundit,nje perpjekje te fundit,sepse me pas nuk do kemi loje nje jave".

Per permiresimet qe duhet bere:

"Kur fitojme dhe bejme loje te mire eshte veshtire te behen kritika,mirepo ne disa momente te ndeshjes gabojme dhe duhet te permiresojme ato gabime,dhe per te bere kete duhet te punojme shume.Duhet te permiresojme levizjet e sulmit ne 30 metrat e fundit,duhet te permiresojme shume gjera ne kete aspekt.Megjithate them se problemet qe behen i zgjidhim si grup,te gjithe se bashku".

Per rolin e regjistrit:

"Nesta dhe Silva po luajne mire ne kete rol duke nisur aksionet,mirepo ai qe e ben mese miri kete pune eshte Pirlo.Mirepo qe 5 ndeshje kemi gjetur ekuilibirin duke luajtur edhe pa te,me Ambrosinin edhe pse ka karakteristika te tjera po luan mjafte mire".

Per punen e tij tek Milani:

"Nuk eshte Milani i Allegrit.Punohet nga te gjithe per te fituar,dhe per te ber kete duhet motivim i madhe nga te gjithe lojtaret,te cilet e kane kete.Me pas kualitetet e lojtarve dihen dhe ato vine ne shprehje gjithmone.Objektivi im ishte te arrija me se largu dhe e arrrita kete pas 2 viteve ne Serie A fale Milanit.Tani jam i lumtur,por kam shume per tu permiresuar,dhe per ta bere kete duhet te punoj shume".

Per Ronaldinhon :

"Lojtare te lumtur qe rrine jashte eshte mire te mos kemi,sepse kur thirren ne ndihme duhet te keni gjithmone mentalitetin e duhur qe tendihmojne ekipin dhe bashkelojtaret.Nuk kam vendosur ende nese Dinho luan neser nga fillimi,mirepo mund te ndodh".

Per Ibrahimovic:

"Ibra ka kualitete te jashtezakonshme si fizike ashtu edhe teknike,eshte i shpejte dhe din te leviz me topin,i ngjan shume Van Bastenit,teksa ka dallim sepse i pelqen me shume loja jashte zones.Deri tani ka qene i mrekullueshem".

Siguron qendrimin e Nestas dhe Pirlos:

"Largimi i Pirlos eshte vetem fantazi.Ai eshte lojtari me i ster rendesishem i kesaj skuadre.Eshte lojtari me i rendesishem siq thash,ai po na mungon dhe shpresoj te rikthehet sa me shpejt.Nesta eshte nje tjeter lojtar i rendesishem,fjalet e Thiago Silvas jane keqinterpretuar ose jane thene pa i thene ai hiq,te dy qenndrojne dhe do rinovojne kontratat e tyre".

Per liderin e skuadres:

"Ne nje skuader ekziston lideri teknik dhe karakterial,Ibra eshte nje lider teknik,dhe Gattuso nje lider karakterial,por kjo nuk do thote se Ibra nuk eshte nje lider ne dhomat e zhveshjes,Ibra eshte i mire,dhe i ben te gjithe te qeshin si ne dhomat e zhveshjes,ashtu edhe ne training,ka humor te mire".

Per objektivat sezonal:

"Milani ka tre objektiva kete sezon.Do luajme tre kompeticionet dhe te shkojme sa me larg qe te mundemi,pra ti fitojme te gjitha.Kemi gjet ekuilibrin e duhur per te luftuar ne tre fontet.Duhet ende te permiresohemi paksa mirepo kemi kualitete per ta bere.Duhet te permiresohemi si ne lojtar individual ashtu edhe ne ekipe,dhe nga e martja e me pas,mund ta bejme".

Kjo ishte deklarata komplete e Mister Allegrit.Milani neser udheton ne Luigi Ferraris,per 3 pike./acmilan-news/