Ac Milan Video
Ac Milan Lajme
Ac Milan Lajme
Një “magjistar” amerikan për muskujt e Patos
Sulmuesi brazilian i Milanit mund të dërgohet në Amerikë për t’u kuruar pas dëmtimit
Milani ka filluar të shqetësohet për Paton. Jo për dëmtimin aktual në vetvete, por për të ardhmen e brazilianit 21-vjeçar. Dëmtimet e shpeshta në nivel muskulor që e kanë penguar gjatë këtij viti kanë alarmuar stafin mjekësor kuqezi dhe drejtuesit. Aq sa kanë programuar një analizë të detajuar në lidhje me fizikun e “Patokut” në mënyrë që të arrijnë të kuptojnë diçka më shumë.
Për shembull, nëse dëmtimet mund të kenë lidhje me rritjen fizike të lojtarit (8 centimetra më i gjatë dhe 8 kile më shumë në tre vitet e kaluar te Milani). Për këtë arsye Galiani ka bërë të ditur se “do t’i drejtohemi mjekut më të rëndësishëm të botës që merret me muskujt, një i përndritur”. Bëhet fjalë për një doktor që jeton dhe punon në Amerikë. Pato midis nëntorit dhe dhjetorit ka shumë mundësi që të shkojë në Amerikë për t’u vizituar.
“Duhet të kuptojmë se çfarë ka, - ka shtuar Galiani, - dhe po bëjmë të gjitha sforcimet e mundshme për t’ia dalë mbanë. Duhet të kuptojmë nëse një gjë e tillë ndodh për shkak të rritjes së tij, edhe pse para këtij viti nuk ka vuajtur nga dëmtime muskulore”. Pato duhet të rikthehet të luajë pas pushimeve të Krishtlindjes, më 6 janar në Kaljari.
Për këtë arsye Galiani nuk beson se do të ketë ndërhyrje në merkaton e dimrit. “Mungesa e vërtetë është ajo e Inzagit, jo ajo e Patos. Me rikthimin e brazilianit do të rekuperojmë një lojtar shumë të rëndësishëm. Duke vazhduar me këtë sistem loje kemi dy sulmues qëndre, Ibra dhe Pato, plus Robinjon dhe Ronaldinjon.
Nuk kemi nevojë për një tjetër. Ndoshta me skemën 4-3-3 do të ishte i domosdoshëm një sulmues tjetër, por me skemën aktuale jo. Dhe më pas, pas 25 vitesh e di nga eksperienca se nuk do të mund të merrej te Milani një lojtar që do të qëndronte gjithmonë në stol. Ne kërkojmë gjithmonë kampionët”, ka përfunduar Galiani.