Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Pirlo sërish lidhet me transferim te Chelsea


Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, është duke u lidhur me një transferim në kampionatin anglez, te Chelsea.

Kontrata aktuale e mesfushorit skadon në fund të sezonit dhe koha po kalon për arritjen e një marrëveshje të re. Mediat italiane shkruajnë se Milani mund të shfrytëzojë afatin kalimtar të janarit për ta shndërruar në para 30-vjeçarin.

Carlo Ancelotti do të preferonte të ribashkohej me fituesin e Kupës Botërore, i cili do të mund të sillte më shumë kreativitet në mesfushën e Chelseat. Për të thuhet se është e interesuar edhe Barcelona, pasi Pep Guardiola kurrë nuk e ka mohuar admirimin për veteranin italian. /Telegrafi/