Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Robinhos, Milani i sotshëm po ia kujton Realin e Capellos


Sulmuesit brazilian, Robinho, Milani i tashëm po ia kujton atij skuadrën e Real Madridit që u udhëhoq nga trajneri italian Fabio Capello, në stinorin 2006\07. Reprezentuesi i Brazilit atëbotë me Realin kishte fituar titullin e Spanjës, ndërsa luajti në 32 ndeshje.

"Milani i tashëm më kujton Real Madridin e Capellos. Real Madridi i Capellos kishte shumë kampionë në radhët e tij. Por strategu italian arriti të gjente balancimin e duhur, për të dhuruar edhe futboll spektakular edhe fortësi që duhej për të fituar titullin e Spanjës. Ne kemi dashur të fitonim, por po ashtu edhe të dhuronim spektakël. Milani ka marrë rrugën e njëjtë. Trajneri Massimiliano Allegri është mësues i madh si Capello që ishte", ka thënë Robinho, shkruan "La Gazzetta dello Sport" të mërkurën.

Robinho këtë verë u huazua në radhët e Milanit nga Manchester City. Ai ende nuk ka arritur të shpërthente te "rossonerët", por megjithëkëtë, skuadra është duke kryesuar në Serie A.

"Është e qartë që Milani mbetet si një skuadër braziliane. Kënaqësia me top është gjë e natyrshme për ne. Edhe Ibra që është përbindësh sa i përket fuqisë, është i zoti të luajë mirë me këmbë. Është e lehtë të luash me të në hapësirë të ngushtë", ka thënë Robinho.

Sulmuesi brazilian është edhe optimist se bashkëkombësi i tij Ronaldinho do të kthehet në armën kryesore të Milanit. Ai beson shumë në aftësitë e ish-lojtarit më të mirë në botë.

"Ai është numër një. Kur Ronaldinho është 100 për qind në formë, atëherë bëhet armë kyçe për Allegrin. Ai mund të japë një asistim apo të shënojë një gol vendimtar, nga asgjëja. Dinho është numër një", ka shtuar Robinho.