Ac Milan Video
Ac Milan Lajme
Ac Milan Lajme
Seedorf vs. Sneijder sfida e numrave 10.
Kjo mund të jetë një nga sfidat personale të cilat priteshin me padurim në ndeshjen e madhe nesër. Dy holandez, të dy fantazistë me të kaluar të përbashkët të cilët luajnë në klube të ndryshme. Të dy kanë dalë nga shkollat holandeze, njëri nga Ajax tjetri nga Utrecht. Të dy në të kaluarën kanë veshur fanelën e Real Madridit. Seedorf është me më shumë përvoj në këtë derbi, ndërsa Sneijder që në ndeshjen e parë ka hyrë në zemrat e tifozëve. Nesër do të takohen në ndeshjen më të madhe të vitit, të dy kërkojnë pikët e plota, Wesley për të marrë kreun Interi ndërsa Seedorf për të ndalur dominimin kaltër e zi dhe për të sjellur epokën kuq e zi.
