Ac Milan Video
Ac Milan Lajme
Ac Milan Lajme
Tani rinovimini i Ronaldinhos është edhe më larg
Sipas Corriere dello Sport edhe Adriano Galliani është i hidhëruar më argëtimet e Ronaldinhos në klubet e natës, veçanërisht pasi kjo ka ndodhur në një kohë kur nuk po shkëlqen braziliani dhe kur pritet profesionalizëm më i madh nga ai. Rinovimi në këtë pikë duket gjithnjë e më i largët. Gaucho, edhe pse nuk është edhe aq shumë i nevojshëm për Rossonerët ai nuk pranon uljen e pagës nga klubi ku deshiron ti fitojë 7 mln € neto për tre sezona, shifër të cilën në këtë moment Milani nuk duket i gatshëm për t'i paguar për një lojtar që nuk është duke dhënë kontributin e pritur. Ronaldinho, megjithatë nuk përjashton gjetjen e një destinacioni tjetër ku mund të luajë dhe të sigurojë një vend në kombëtaren braziliane. Pra, nuk përjashtohet kalimi i tij në Los Angeles Galaxy.
