Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Tregu i Milanit, një tjetër emër: Nilmar



Sipas thashethemeve të raportuara në faqjen insidefootball, Rossonerët janë të interesuar për sulmuesin e talentuar të Villarrealit: Nilmar Honorato da Silva, i njohur nga shumica si Nilmar. 26 vjeçari brazilian është shtuar në listën e kandidatëve të përshtatshëm për të zëvendësuar Inzaghin e lënduar, edhe pse tratativat janë të vështira. Një frenim i entuziazmit, sigurisht është kostoja e kartonit të lojtarit (së paku 15 milion), një investimin i cili në përgjithësi nuk ndodh shpesh në sesionin e dimrit. Në javët e para në rihapjen e afatit të tregut, do të zbulohen më shumë emra tjerë, apo më pak emra e më shumë zgjidhje, ajo që është e sigurtë tani është se Milani ka nevojë për një sulmues dhe pritet të vazhdojë të ndjekë planin për zgjidhjen e këij problemi.