Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Santa Cruz në janar, për të arritur Balotelli?


Sipas "Il Corriere dello Sport" , Milano ka një plan për tregun në janar, por edhe për atë në qershor.

Milano dëshironë ti shfrytëzojë marrëdhëniet me Manchester City , të cilat janë shumë të mira , pasi 'blerjes së Robinho këtë verë, ata kërkojn edhe huazimin e Roque Santa Cruz deri në qershor dhe pastaj ti vazhdojnë tratativat për Balotelli në verë. Sulmuesi nga Paraguai do të jetë i lumtur që ta ndryshoj ambientin pasiqë Mancini nuk e përdori aq shumë atë në këtë sezon, duke vendosur shumë alternativa tjera në dispozicion të tij në sulm. 

Milan nuk ka ndonjë problem me të dhe nuk do ta zë vendin e ekstrakomunitarit pasi që ky lojtar posedon poashtu edhe një pasaportë spanjolle . Problemi i vetëm është gjendja fizike e lojtarit, i cili ka qenë i lënduar disa herë këtë vit. Pasi Milano humbi Inzaghi për të gjithë sezonin dhe është duke luftuar pa Paton e lënduar , për këtë arsye nuk mund të rrezikojë sikurse vitin e kaluar. 

Milan duhet të i vlerësojë karakteristikat fizike të Santa Cruz , ateher do të përpiqen për një huazim të mundshëm të tij e që ka mundësi edhe ndoshta ta transferojnë të tërin veren e ardhëshme . Ky operacion, mund të quhet edhe ndryshe pasi që klubi nga Via Turati po përpiqet ti trash ( ti rritë) marrëdhëniet me klubin anglez në përpjekje për të marrë gjatë verës,ëndrrën e quajtur Balotelli./Ac Milan Lajme