Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Sampdoria-Milan, kuriozitete me shifra


Milani ka shënuar gjithmonë të paktën një gol në secilën nga 24 ndeshjet e fundit zyrtare që ka luajtur kundër Sampdorias për një total prej 45 golave. Rossonerët herën e fundit që nuk kanë shënuar kundër Sampdorias daton më 5 maj, 1996: Sampdoria kishte fituar 3-0 (në Serie A).
Ekipet e trajnerit Di Carlo kurrë nuk kanë fituar deri më tani kundër Milanit: Rezultati i gjashtë ndeshjeve zyrtare janë dy barazime dhe katër humbje të teknikut të tanishëm të Sampdorias.
Takimi i fundit zyrtar, në të cilën Sampdoria ka shënuar në vend të vet gola është më 17 tetor ku triumfuan 2-1 ndaj Fiorentinës. Më pas ata bën tre ndeshje rresht me barazime 0-0 një me Metalist Kharkiv (Europa League), dhe dy tjera me Catanian e Chievon (në Serie A).
Autori i golit të dytë të Sampdorias ishte Cassano në minutën e 82-të dhe që atëherë, kanë kaluar 278 ' minuta pa shënuar gol në shtëpi. Autori i golit të fundit të pësuar nga Sampdoria ishte lojtari i Violas, Marchionni në minutën e 6-të dhe që atëherë kanë kaluar 354' minuta me rrjet të paprekshme në shtëpi.
Sampdoria bashkë më Cagliarin e Chievon janë tre klubet që deri më tani kanë bërë numrin më të madh të barazimeve pa gola: 4 barazime në 13 ndeshje i ka bërë Sampdoria. Nga ana tjetër Milani është një nga gjashtë ekipet në Serie A, së bashku me Brescia, Genoa, Lazio, Lecce dhe Napoli, të cilit nuk kanë bërë asnjë ndeshje me barazim 0-0. Për Rossonerët barazimi i fundit pa gola ishte më 6 mars, në Olimpico kundër Romës. Që atëherë kanë kaluar 24 ndeshje në kampionat. Sampdoria dhe Milani janë dy nga katër ekipet në Serie A 2010/11, së bashku me Chievon dhe Fiorentinën, kundër të cilëve nuk është dhënë asnjë penallti.
Penaltia e fundit që është dhënë kundër Sampdorias daton më 9 maj, Palermo-Sampdoria 1-1 Miccoli kishte shënuar dhe që nga atëherë kanë kaluar 14 ndeshje në kampionat. Penaltia e fundit kundër Rossonerëve është me 18 prill, Sampdoria-Milan 2-1 ku kishte shënuar Cassano : Që nga atëherë kanë kaluar 17 ndeshje, një rekord në mesin e 20 ekipeve të Serie A.
Sampdoria bashkë më Brescia, Cesena, Parma janë katër ekipet në kampionat 2010/11 që kanë shënuar gola vetëm me sulmuesit. Milani bashkë me Juventusin janë dy ekipet që kanë shënuar më së shumti gola nga lojtarët rezervist : 4 gola i kanë shënuar lojtarët rezerv të Milanit: 2 Robinho (kundër Chievo dhe Palermo), 1 Inzaghi (kundër Lecce) dhe 1 Pato (kundër Barit).
Me vetëm dy humbje në javën e 13-të, Sampdoria dhe Milani janë në vendin e dytë me më paku gola të pësuara.
Gola e fundit e pësuar nga Rossonerët daton me 10 nëntor, Milan-Palermo 3-1, Bacinovic kishte shënuar në minutën 63' që nga ajo ndeshje kanë mbetur 27' minuta pa pësuar gol plus dy ndeshjet në kampionat, kundër Interit dhe Fiorentinës të cilat ndeshje Milani i fitoj me rezultat të njejtë 1-0 dhe ndeshjen e fituar 2-0 kundër Auxerre në Ligën e Kampionëve, për një total prej 297 minutave me rrjet të paprekshmërisë për Rossonerët. Zlatan Ibrahimovic është lojtari më vendimtar në Serie A 2010/11: Milani ka fituar 13 pikë nga golat e sumuesit suedez./acmilan-news