Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Allegri : Jam i kënaqur që ruajtëm vendin e parë në Serie A


Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri ishte i lumtur që skuadra e tij e mbajti lidershipin në Serie A, pas fitores ndaj Brescias 3-0.

Boateng, Robinho dhe Ibrahimovic shënuan golat që i sollën fitoren rossonerëve që i mban ata 3 pikë larg përcjellësit të parë, Lazios.“E kemi dëshiruar shumë fitoren sonte dhe bëmë një start të mirë, pastaj u relasksuam paksa” u shpreh Allegri.
“Pas golit të dytë ne nuk u ndalëm dhe shënuam edhe të tretin, pastaj çdo gjë u bë më e lehtë në vazhdim. Mund të jemi të kënaqur për atë se çfarë bëmë sonte.
“Kemi rrugë të gjatë para vetes, dhe nuk duhet harruar që Roma stinorin e kaluar ishte 14 pikë pas Interit dhe në fund e zuri.
Ne kemi mbledhur 33pikë deri më tani, por për të fituar kampionatin duhet të vazhdojmë me paraqitje të mira” shtoi Allegri.