Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

Galliani:”Do vijë vetëm një Alla Inzaghi"


Në një konferencë për shtyp për të paraqitur rinovimin e partneritetit të saj me Compass me Milanin, Adriano Galliani jo vetëm hapi dyert për ardhjen e mundshme të Balotelli, por u përqëndrua edhe në strategjitë për tregun në janar të Rossonerëve. Nuk është sekret se në Via Turati po monitorohet ndonjë sulmues i cili mund të zëvendësojë Pippo Inzaghin: "Nëse ka mundësi do të vijë një sulmues, repartet e tjera,janë të mbuluar plotësisht.Nëse është e mundur, atëherë ne do të gjejmë zëvendësuesin Inzaghit, përndryshe do të mbetemi kështu. Ne themi se tregu ynë do të jetë midis 0 dhe 1.Ai që do të vijë duhet të jetë me tiparet e Inzaghit sepse ne kemi nevojë për një lojtar si ai. "

Emrat më të popullarizuar në javët e fundit kanë qenë ata të Karim Benzema dhe Alessandro Matri, qëllime që për Gallianin duken të paarritshëm, për të dytë: “Ndoshta dikush që ishte në fushë të hënën në Barcelona-Real Madrid? Sigurisht që më pëlqyen të gjithë, por unë nuk mendoj se janë në shitje as ata të Barcelonës dhe as të Realit. Edhe Benzema, i cili ishte afër neve, do të qëndrojë në Madrid, më tha shoku Florentino Perez. Matri? Cellino nuk dëshiron ta shesë në Janar./acmilan-news