Ac Milan Video

Ac Milan Lajme

Ac Milan Lajme

"GREAT TEAM, GREAT SPIRIT" - Intervista e Mario Yepes


Mario Yepes i cili luajti një pjesë të dytë mjaft të mirë kundër Brescia dje në mbrëmje, ishte i intervistuar sot në Milanello. Kolumbiani ka folur për veten, ekipin dhe kampionatin në përgjithësi. Ne në mendje kemi vetëm fitoren dhe asgjë tjetër, jemi ekip i madh dhe me shpirt të madh. 

Për ndeshjen tha: Milani luajti një lojë të madhe dje dhe mbi të gjitha bëri atë që kërkoi Bosi. Ndeshja e djeshme ishte mjaft e rëndësishme për ne dhe duhej fituar 3 pikë me çdo kushtë dhe këtë e arritëm. Shpresoj që edhe në fund të sezonit të jemi ku jemi tani. Kampionati është ende i gjatë dhe ne kemi mjaft ndeshje të vështira. Nuk do të bazohemi në rezultatet e kundërshtarëve sepse ky është mentaliteti ynë. 

Sezonin e kemi filluar me ambicie të larta, kemi kërkuar rezultate të mira dhe e bëmë duke fituar ndeshje që në fillim. E përsëris se kampionati është i gjatë por në javët e fundit të gjithë lojtarët do të japin më të mirën e tyre. Për Sccudeto do të na ndihmoj edhe Allegri dhe blerjet e reja të janarit. Sekreti ynë mund të jetë se kemi një atmosferë të mirë në ekip gjë që vërehet në stërvitje dhe në lojë./acmilan-news